Kryesore

Këshilli Politik/ Basha mbledh aleatët e koalicionit opozitar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:27 - 24/07/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur në takim krerët e partive të koalicionit opozitar.


Në fokus të këtij takimi mësohet se do të jetë qëndrimi që do të mbajë opozita në Këshillin Politik, lidhur me diskutimet për ndryshimet Kushtetuese dhe hapjen e listave të kandidatëve. Takimi do të zhvillohet në orën 16:45 në selinë blu.


Më herët, lideri i opozitës takoi presidentin Ilir Meta. Detajet e takimit i bëri të ditura kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se e siguroi Bashën për dekretimin e votimit të marrëveshjes së 5 qershorit.


Po ashtu, Meta thekson se e ka inkurajuar kryedemokratin për të vazhduar frymën e konsensusit në Këshillin Politik, duke mos rënë pre e asnjë provokimi.



Etiketa: ,

Pas