Kryesore

Këshilli Politik, Bylykbashi: Për çështjen e koalicioneve, nuk lëvizim pa marrë përgjigje nga ODIHR








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 18/09/20 |
mapo.al

Mbledhja e Këshillit Politik është pezulluar për shkak se opozita nuk ka pranuar diskutimet mbi draftin e paraqitur në Këshill nga mazhoranca.


Opozita e Bashkuar mbetet e palëkundur në ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore pavarësisht se PS tashmë ka një draft në tryezën e Këshilli Politik.


Bylykbashi dhe Vasilin thanë se Opozita do zgjidhje konsensuale dhe për këtë i është kërkuar ODIHR një ekspertizë për Këshillin Politik.


“Ajo që kërkojmë ne është gjetja e një konsensusi. PS kërkon të ndryshojë atë që është e dakordësuar. Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS që nëpërmjet këshillit ti drejtohemi OSBE ODIHR. Presim sot përgjigje zyrtare. Ne i japim kohë për të reflektuar. Sapo Gjiknuri të bjerë dakord ne vazhdojmë punë. Për çështjen e koalicioneve ne nuk lëvizim pa marrë një përgjigje nga OSBE-ODIHR. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare dhe presim përgjigjen e tyre”, u shpreh Bylykbashi.


“Bëhet fjalë për bojkotimin nga ana e PS për marrëveshjen 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa e opozitës është kërkesë që ndërton konsensus. Ne do vazhdojmë të presim që PS mos bojkotojë në mënyrë të njëanshme dhe të shënojë së paku një rekord të ri pozitiv kundrejt ngjarjeve të rënda të njëanshme që ndërmori në 30 korrik. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar. Opozita në këtë këshill sot po kërkon dhe po bën të pamundur për të ruajtur këshillon nga bojkotimi i njëanshëm i PS”, tha përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili.


LEXO EDHE: 

PS propozon prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit/ Listat të hapen 100%, por të ndalohen koalicionet


Etiketa: , , ,

Pas