Kryesore

Këshilli Politik – Bylykbashi: Të merret mendimi i ODIHR për koalicionet, PS kundër







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 14/09/20 |
mapo.al

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se opozita e bashkuar ka kërkuar dy gjëra.


Së pari është kërkuar ruajtja e koalicioneve zgjedhore, siç ishin deri më tani, dhe së dyti hapjen 100% të listave, në mënyrë që zgjedhësit të zgjedhin të lirë partinë që duan.


“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor.



Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Gjithashtu, u kërkua hapja 100% e listave. Ne kërkojmë që zgjedhësit të votojnë të lirë.


Mazhoranca kërkon t’u heqë zgjedhësve mundësinë për lista 100% të hapura, si dhe të zgjedhin lirisht partinë që duan.


Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Bylykbashi.


Etiketa: , ,

Pas