Kryesore

Këshilli Politik/ Gjiknuri: Opozita të sjellë një variant që ka sistem proporcional me lista të hapura







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:56 - 01/10/20 |
mapo.al

Përfaqësuesi i PS, në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, tha se i ka kërkuar Opozitës së Bashkuar, të sjellë një variant sa i përket koalicioneve dhe nëse do ketë mosmarrëveshje, le t’i drejtohemi ODIHR-it.


Më tej, Gjknuri tha se që të shkojmë tek ODIHR-i, duhet të kemi një produkt. Gjiknuri theksoi se i ka kërkuar PD-së, të sjellë një variant dhe t’i vërë gishtin një ligji europian që ka sistem proporcional me lista të hapura.


Përfaqësuesi i PS, në Këshillin Politik, tha se jemi shumë vonë për zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se duhet një model europian, dhe jo imponim për marrëveshje siç po bën Partia Demokratike.



Sa i përket kompromisit për Kodin Zgjedhor, Gjiknuri zgjodhi të shmangë pyetjen duke thënë se pret propozim e PD nga një model europian.


“Pas një mbledhje me debate dhe diskutime, bëmë një porpozim. Nisur nga ndryshimet kushtetuese të cilat nuk normojnë koalicionin që ka ndërmend PD, që tashmë Kushtetuta kërkon formulim, i kërkuam një variant koalicioni, që ka sistemi proporcional me lista të hapura, nëse ne nuk pranojmë, t’i drejtohemi ODIHR-it. Kompromis është të gjesh kompromis mes disa modeleve”, tha Gjiknuri.


LEXO EDHE: 

Debate në tryezën e Këshillit Politik, Gjiknuri-Opozitës: Nxirrni “Sebepe” për të zvarritur konsensusin


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas