Aktualitet

Këshilli Politik, Gjiknuri: S’patëm dakordësi për listat, por procesi nuk ndalet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:24 - 23/07/20 |
mapo.al

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, në përfundim të mbledhjes u shpreh se ranë dakord duke miratuar pjesën e ligjeve që ishin dakordësuar më parë, ndërsa theksoi se PD-LSI refuzuan që në këtë tryezë të diskutohej për hapjen e listave.


Por pavarësisht kësaj, procesi është i pandalshëm, tha socialisti.


“Janë disa ndërhyrje për sinjalizuesin dhe në Kodin Penal që rregullojnë disa shqetësime nga opozita në krimin zgjedhor, unë propozova që të vijonim diskutimet edhe për ndryshimet kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave. Fatkeqësisht opozita nuk do që kjo cështje të trajtohet në këshill, ndryshe nga sa kërkon presidenti dhe ndërkombëtarët, që para 30 korrikut të kemi mundësi të vazhdojmë diskutimet, pasi Kuvendi ka vijuar një procedurë që nuk e ndalojmë dot.


Nuk patëm dakordësi. Procesi vazhdon. Në përgjigje të thirrjes së partnerëve, por edhe vullnetit të palëve, këshilli politik mund të ishte një forum shumë i mirë, por kjo është cështje politike. Biseda mbetet këtu, miratuan pjesën e ligjeve që u dakordësuam më parë”, tha ai.



Etiketa: , , ,

Pas