Aktualitet

Këshilli Politik miratoi Zgjedhoren, reagon OSBE







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 05/06/20 |
mapo.al

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar me nje deklaratë në lidhje me miratimin e Reformës Zgjedhore nga Këshilli Politik pasditen e sotme.


OSBE, vlerëson faktin që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre ishin konstruktive për të pranuar pikëpamje të ndryshme në dobi të qytetarëve shqiptarë.


Reagimi i OSBE:



Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen ndërpartike për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një proces thelbësor të cilin ne e kemi mbështetur prej vitesh.


Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë.


Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për përkushtimin e tyre të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështetë autoritetet shqiptare gjatë zbatimit të reformës.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas