Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të draftit të PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në tryezën e Këshillit Politik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se Rama mashtroi shqiptarët, pasi në thelb propozimi i bërë publik sot nga mazhoranca, është për lista të mbyllura 100%.
“Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!”, shkruan Bardhi në Facebook.
Reagimi i Gazment Bardhit
Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!
Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes.
LEXO EDHE:
Gjiknuri: Pse nuk mund të marrim mendim nga ODIHR për koalicionet
Këshilli Politik, Bylykbashi: Për çështjen e koalicioneve, nuk lëvizim pa marrë përgjigje nga ODIHR