Kryesore

Këshilli Politik – Rinis takimi në rezidencën e ambasadës së SHBA





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 03/06/20 |
mapo.al

Ka rinisur në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.


Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili vijojnë diskutimet në drejtimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, atij të BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorit britanik, Duncan Norman.


Takimi u ndërpre më herët, ndërsa përfaqësuesit politikë iu drejtuan selive të partive. Gjatë pasdites pritet që palët të dakordësojnë qëndrimet dhe të dalin me një marrëveshje të përbashkët që do të shërbente për një reformë zgjedhore konsensuale.


Gjithashtu, po gjatë pasdites së sotme, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim do të ketë edhe një deklaratë për mediat.



Etiketa: ,

Pas