Kryesore

Kështu foli Saimir Korreshi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:35 - 17/09/21 |
Mapo.al

Saimir Korreshi është një djalë i mirë nga Lushnja. Ka respekt qyteti për të. Dhe është një avokat i zoti, në atë rreth. Ai ja ka dalë vetë në jetë. PD ka ditur të bëjë zgjedhjen e duhur, duke e caktuar kryetar të degës, dhe po ashtu, deputet.






Duhet ta pranojmë se nëse nuk të kanë kapur kamerat dhe klubet e simpatisë së Tiranës, është e vështirë për këdo që të bëhet i njohur dhe të spikasë në kryeqytet, në secilën fushë.


Por këtë dialektikë, këtë rrugë të siziftë, duket se nuk e zgjodhi Saimir Korreshi. Në debutimin e parë në Kuvend, ai ja mbërriti të tërheqë vemendjen e gjithë publikut, edhe pse e ka mbajtur fjalimin në orët e para të mengjesit, kur donte ende shumë të vinte agu.







Të gjithë deputetët e opozitës patën bërë përpjekje për të spikatur, pasiqë ishte seanca e parë për shumë prej tyre, dhe rikthim pas kaq kohësh për ca të tjerë, pas bojkotit 2 vjeçar të Kuvendit.



Media në vend, ka disa orë ama që përtyp vetëm adresimin e deputetit demokrat të Lushnjes.



Padyshim se sfondi ka tendencën të bëhet edhe më tepër lajm, se sa vetë përmbajtja e kumtit të përfaqësuesit myzeqar.

Kjo sepse prej batutave të Korreshit, pati të qeshura të forta në sallë. Disa prej atyre shpërthimeve në gazmend ishin gjenuine, të vërteta, shkaktuar nga fjalët e goditura dhe nga stili i ligjvënësit të ri.

Lexo edhe :  Shkaktoi të qeshura në Parlament, problematikat që ngriti Saimir Korreshi

Me gjasë, kishte edhe nga ato si përqeshje.

Por përtej kësaj, një leksion vjen nga Saimiri.

Ai e tërhoqi vemendjen e opinionit publik pa qënë i njohur, pa pirë kafe në bllok, pa pasur miq në media, pa kërkuar me ngulm të bjerë në sy, pa shpërndarë vetë pjesë nga thëniet, dhe sidomos, pa e pasur qëllim në vete.

Ai me gjasë i ra shkurt, por shtegut të duhur.

U tregua i vërtetë.

U tregua i vërtetë dhe i vuri emrin që ka, asaj që donte të transmetonte.

Për këtë arsye, njerëzit dhe publiku mendon dhe e vret sot mendjen më shumë se sa një ditë më parë, për gjendjen skandaloze të spitaleve në Lushnje, për situatën e kriminalitetit atje, për çështjen e rimbursimit të fermerëve, apo shfrytëzimit të lagunës.

Saimiri ofroi pa dashjen e tij, por nisur me sa duket nga vlerat dhe parimet me të cilat është mbrujtur, një guidë të çmuar.

Boll më me gjuhë të sforcuar, të drunjtë, dhe me hiperkujdes në zgjedhjen e fjalëve.

Fol, dhe trego atë që sheh. Fol dhe trego atë që ndjen. Fol dhe trego atë që beson.

44


Etiketa: , , ,

Pas