Aktualitet

Kështu foli Sandër Lleshaj!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 07/01/21 |
Armand Maho

Sandër Lleshaj, ish-ministri i Brendshëm i shkarkuar nga Rama, me anë të një statusi ka komentuar protestat në Amerikë. Ka përdorur një shprehje të filozofit Karl Popper, që i referohej dënimit të ekstremizmit nazist në vitin 1945, duke aluduar se ndaj intolerancës duhet të tregohemi intolerantë.





Natyrisht që zoti Lleshaj është një njeri i lexuar, këtë se vë askush në dyshim. Por statusi i tij përveç shpalosjes së dijeve, duket si një vetërehabilitim për veprimet e tij si Ministër; kur si një shërbëtor i denjë i pushtetit, tejkaloi me pathos mënyrën se si i trajtonte protestat, si i rrihte dhe helmonte qytetarët.


Protestat në Amerikë dhe toleranca që u tregua atje s’kanë asnjë ngjashmëri me intolerancën e Lleshajt, për mënyrën se si rrahu artistët sepse mbronin një godinë historike. S’kanë asnjë ngjashmëri as me gazin lotsjellës që u hidhte njerëzve në rrugë e foshnjave në shtëpi. S’kanë asnjë ngjashmëri me mënyrën se si u rrahën adoleshentët në vigjilje të ndërrimit të viteve.




Bindja filozofike e zotit Lleshaj me ç’kemi parë, ishte ajo e përuljes ndaj pushtetit.


Ishte përbuzja ndaj çdo vlere demokratike që do cënonte sadopak rehatinë e oligarkëve miq të rilindjes. Ai nuk e kishte për turp të fliste në një të njëjtin podium ku fliste çdo lloj zullumqari, injoranti dhe hajduti në parlament i kërkuar apo i refuzuar nga SHBA. Nuk e kishte për gjë të hartonte ligje të cilat cënonin të drejtat e qytetarëve. Filozofia e tij ishte adhurimi ndaj intolerancës, dhe pa frikë mund të thuhet se Lleshaj është kontributor i rëndësishëm ndaj gjenocidit që i është bërë demokracisë në këtë vend.


“Për këtë arsye, ne duhet të mbrojmë të drejtën, që në emër të tolerancës të mos tolerojmë intolerantët”, – citon Lleshaj, filozofin Popper.

Duket se ish ministri ndjehet keq që u flak si limon i shtrydhur nga idhulli i tij, dhe ende se ka kapërdirë. Por kjo ka të bëjë me raportet e tij me Ramën. Qytetarëve më së paku duhej t’i kërkonte ndjesë, për aq sa vlen.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas