Aktualitet

Këta janë qentë që mund ta nuhasin koronavirusin tek personat e infektuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:44 - 05/08/20 |
mapo.al

Aeroporti i Dubait ka “punësuar” disa qen që mund ta nuhasin me 92 për qind saktësi koronavirusin tek pasagjerët e infektuar.


Kështu, ky aeroport bëhet i pari në botë që përdor qen për të zbuluar rastet me Covid-19, pasi i trajnoi katërputroshët që ta zbulojnë virusin tek pasagjerët brenda disa minutave.


Në një deklaratë, Ministri i Brendshëm i Dubait u shpreh: Të dhënat dhe studimet tregojnë se dedektimi i rasteve të dyshuara me Covid-19 ishte në 92 për qind të rasteve i saktë. Të dhënat indikojnë se qentë mund t’i zbulojnë shumë shpejt personat e infektuar, të përballen në mënyrë efektive me turma si dhe të sigurojnë evente me pjesëmarrje të madhe, aeroportet, etj.”


Sipas raporteve, nga sqetullat e pasagjerëve që udhëtojnë në Dubai merren kampione dhe më pas vendosen në kontenierë.


Më tej, ata vendosen brenda dhomave të izoluar dhe një qentë e trajnuar në mënyrë të posaçme nuhasin kampionet. Nëse qeni nuhat gjurmë të koronavirusit, pasagjeri i nënshtrohet një testi nazal për koronavirus.


Etiketa: , ,

Pas