Këto 8 vite të lumtura me Lungomaren

Edi Rama ka një atelie të bollshme, me të cilën e nisi pushtetin. Këtë atelie e e ktheu në vend pelegrinazhi, ku shkonte dhe kryente ritet shpesh e shpesh. E tani në fund të qeverisjes, u shfaq sërish atje, ku shpalli edhe arsyen pse do edhe mandatin e tretë.

Eshtë fjala për Lungomaren e Vlorës.



Lungomarja e 8 viteve, që na vjen në ekran çdo ditë, që ka sulmuar në mënyrë agresive shqisat e kujtdo në këtë vend, ky projekt që herë ecte e herë përmbytej, që vit pas viti pasurohej me ndonjë stol inteligjent, ku makinat në verë bëhen kapicë, ky është bilanci i Edi Ramës, dhe oferta për të ardhmen.

Lungomarja është në të vërtetë një shëtitore e bukur.

Po do të ishte e pakët, e pamjaftueshme edhe për një kryetar bashkie që kërkon sërish besimin e qytetarëve.

Për një kryeministër, as nuk mund të konsiderohet si argument. Edhe në pastë kjo mrekulli, një gjë mahnitëse shtesë, siç na qenka parku i Lungomares, që u prezantua sot, në 3D sigurisht.

Kushedi se çfarë bluan një mendje kryeministrore me shumë pushtet dhe teksa ka, 8 vite që sundon. Buthton ndoshta aty ideja se meqë 8 vite i bëra me Lungomaren, pse mos t’i bëj edhe ca të tjera me parkun e Lungomares.

Dashtë zoti që shirat e paralajmëruar këtë fundjavë të mos jenë aq të furishëm sa parashikohen, se me gjasë do ta shohim superprojektin duke pluskuar për disa ditë.

Vetëm se njerëzit nuk duhet të harrojnë diçka.

Nëse 8 vite ju deshën për të bërë lungomaren e Vlorës, dhe siç pretendon edhe ca të tjerë për parkun e saj, pse të mos ëndërrojmë se shëtitore të ngjashme, shefi i madh, në të ardhmen mund të ndërtojë edhe në Durrës, Shkodër, Sarandë, Lezhë.

Truall i çudirave jemi.

Sipas rilindjes, nuk ka pse një kryeministër të gjykohet për ekonominë në krizë të thellë, për papunësinë, për varfërinë që ka kapluar gati gjysmën e popullsisë, për mungesën e investimeve, për borxhin e rritur si ansjëherë tjetër, për dështimin me pandeminë, për asnjë shkollë ende të ndërtuar pas tërmetit, për ngrirjen e negociatave, për krimin që po sundon rrugët, për gjysëm milioni qytetarë që kanë braktisur vendin, apo për thellimin e krizës politike.

Në përfytyrimet e tyre të dehura e të intoksikuara, në atë kaleidoskopin delirant majë zyrave, makinave luksoze, privilegjeve e tenderave, një shef qeverie duhet gjykuar për një projekt lokal. Lungomarja tregon se çfarë ai është në gjende të bëjë.

8 vite të lumtura kaluan shqiptarët me Lungomaren. Të tjera edhe më të lumtura premtohen me parkun e Lungomares.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252