Rrjetet sociale janë bërë një vitrinë e paparë për VIP-at të cilët reklamojnë aty gjithçka, por sidomos femrat e bukura dhe të famshme që sgfaqin pa fund aty format. Me mbi 12 milionë ndjekës në Instagram, Emily Ratajkowsky, është modelja me më shumë fansa në rrjetet sociale, po “rivalet e saj” ku ndodhen?
Revista “Esquire” ka bërë një renditje të 21 modeleve më të pëlqyera në rrjetet sociale. E përbashkëta e tyre është se janë të reja, të bukura, ambicioze dhe të guximshme përpara aparatit fotografik, ndërsa ndryshimi i vetëm; numri i ndjekësve.
Megjithatë, modelet seksi shumë pak i ndan nga njera-tjetra, ndërkohë lufta për famë dhe klikime në rrjet është gjithmonë pa fund dhe sa vjen edhe ashpërsohet mes tyre.