KMR

Këtu i nxjerrin në rrugë, në Japoni po japin shtëpi falas pasi…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:40 - 24/11/18 |
mapo.al

Japonia ka vendosur që të dhurojë ose të shesë me një çmim jashtëzakonisht të ulët, shtëpitë e braktisura.






Mendohet se në mbarë vendin janë rreth 10 milionë shtëpi bosh. Skema e re, e quajtur ‘Akiya’ ka për qëllim që të adresojë problemin duke ndihmuar familjet e reja që të hyjnë në tregun e pronave.


Disa qeveri vendore madje po ndihmojnë duke dhënë subvencione për projekte rinovimi të shtëpive.







Akiya do të thotë ‘të braktisura’ ose ‘bosh’ në japonisht.




Sipas Insider, japonezët janë shumë supersticiozë dhe nuk i blejnë shtëpitë ku kanë ndodhur vrasje, vetëvrasje ose ku kanë vdekur njerëz të vetmuar pasi kjo konsiderohet sikur ndjell fat të keq.



Popullsia e Japonisë po tkurret në mënyrë të ndjeshme për shkak të plakjes së popullsisë. Përllogaritet se në vitin 2030, më shumë se 30 përqind e shtëpive në Japoni do jenë të braktisura.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas