Në Shqipëri ka nisur procesi i vetingut për zyrtarët e drejtësisë.
Shqiptarët shpresojnë se më në fund do kenë një drejtësi të pastër.
Por ndërkohë që hallet e shqiptarëve me drejtësinë janë kaq të mëdha, shihni se çfarë ndodh në Gjermani.
Gazeta Bild shkruan se ‘duket se drejtësia gjermane nuk ka më gjëra të rëndësishme për t’u marrë’.
Ajo ka lëshuar një urdhër arresti ndaj 85-vjeçarit Werner S.
Ky i fundit thjesht donte të dëgjonte këngën e zogjve.
Ai preferon që të dalë në ballkon për të dëgjuar zogjtë, por macja e komshiut nuk i lë rehat zogjtë.
Atëherë pensionisti vendosi të përdorë një armë me ajër për të trembur macen.
Komshinjtë janë revoltuar dhe e kanë paditur.
Autoritetet ia hoqën armën dhe tani ai përdor një pipëz për të mbajtur macen larg zogjve.
Deri më tani 85-vjeçari i ka shpëtuar prangave pasi e shoqja ka paguar një garanci.
Por ai thotë se historia nuk është mbyllur.
Përveç gjobës që duhet të paguajë, e cila me kostot e gjyqit i kalon 1200 euro, duhet të udhëtojë drejt gjykatës pas një jave për të provuar se nuk përbën rrezik për shoqërinë.