fbpx

Kryesore

‘Këtu vendos unë, jo Edi Rama’: Kapexhiu thumbon Taulant Ballën





               Publikuar në : 21:34 - 19/05/19 |
mapo.al

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka ‘thumbuar’ me punimin e tij të radhës debatin e ndezur në PS për ligjin mbi kontratat e Partneritetit Publik Privat dhe një kontratë koncesionare me vlerë 200 milionë euro, që futi në sherr kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.


Debati i ashpër ndërmjet tyre është bërë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të datës 8 maj, në Kuvendin e Shqipërisë. Gazeta “Panorama” publikoi debatin:



Gramoz Ruçi – Mirëmëngjesi! Fillojmë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për miratimin e kalendarit 3-javor për punimet e Kuvendit.


Arben Ahmetaj – Kryetar, mundem?

Gramoz Ruçi – Po.

Arben Ahmetaj – Para se të fillonte mbledhja, iu referova një çështjeje, që e kam porosi rastësore dje, kur u takova me Sekretarin e Përgjithshëm. Ndoshta, edhe Lisa duhet ta dijë. Bëhet fjalë për ndryshimin e një akti normativ që ka kërkuar qeveria. Sipas tyre, iu duhet. Besoj se i takon Komisionit të Ekonomisë. Personalisht nuk do ta kisha problem nëse futej në kalendarin 3-javor. Ta shikoj, sepse ma dërgoi edhe me titull. Të mbaroj, Taulant.

Taulant Balla – Për procedurë.

Arben Ahmetaj – Dakord, por të mbaroj unë.

Taulant Balla – Qeveria duhet të sjellë kërkesën dhe më pas ta shqyrtojmë me procedurë të përshpejtuar.

Arben Ahmetaj – Kryetar, besoj se këtë radhë do të fusim ligjin për ndryshimet në koncesionet e Partneritetit Publik Privat. Ramë dakord edhe me Kryeministrin. Ndërkohë, në dijeninë time, ka ardhur një PPP specifike për të kaluar në Parlament dhe ne nuk kemi pse ta mbajmë…

Gramoz Ruçi – Mos ngatërroni dy gjëra. E para, këtu nuk është programi, por kalendari. Ju po flisni për programin, por për të do të flitet kur të vijë koha.

Arben Ahmetaj – Kjo është çështje e kaluar. Po e them meqenëse nuk e kemi futur, sepse e kemi mbaruar para dy muajve si procedurë në komision.

Gramoz Ruçi – Kush ka kërkuar të shtyhet?

Taulant Balla – Unë kam kërkuar të shtyhet. Kryeministri të japë porosi, nëse do, në qeveri. Këtu në Parlament vendosim ne, kështu që …

Arben Ahmetaj – Çfarë problemi ka kjo, jam kurioz të di.

Taulant Balla – Nuk është kjo, por nuk mund të vish këtu e të thuash “kam folur me Kryeministrin”.

Arben Ahmetaj – Ishte në mbledhje atë ditë.

Taulant Balla – Kryeministri jep porosi në qeveri, në Kuvend, unë, si Sekretar Grupi, kam kërkuar të shtyhet.

Arben Ahmetaj – Taulant, nuk mund të thuash “nuk dua unë”, sepse e kam dëgjuar disa herë këtë gjë. Kjo është çështje shumë e rëndësishme, pjesë e reformave…

Taulant Balla – Dakord.

Arben Ahmetaj – Të lutem, të mbaroj unë! Kur thua “nuk dua unë”, duket sikur ti je pronar i grupit. Nuk silleni dot kështu. Ka ndonjë arsye që nuk do ti? Kryeministri e tha në grup, kur e ngrita unë. Ka ndonjë arsye specifike? Unë ndoshta nuk dua të fus PPP-në, që është 200 e ca milionë euro investim.

Taulant Balla – Do ta diskutoj dhe do të kthej përgjigje.


Etiketa: , , , , ,

Pas