fbpx

ShowBizz

Kiara Tito flet për puthjen e parë dhe planet për martesë






               Publikuar në : 15:29 - 20/09/19 |
mapo.al

Moderatorja Kiara Tito ka folur së fundmi për jetën e saj private. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”, Kiara ka treguar se kur e ka dhënë puthjen e parë dhe se kur mendon t’i japë fund beqarisë.


“Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 13-vjeçare dhe ishte shumë e shëmtuar. Mendoja se ishte si në filma, por nuk ishte ashtu”-është shprehur fillimisht Kiara. “Normalisht, po të ishte për gjyshen time, unë s’duhet të martohem kurrë, se nuk jam për këtë punë. Por, unë vetë e kam në plan pas 10 vitesh”-ka vijuar më tej ajo.



Kiara Tito i ka mëshuar gjithashtu faktit se nuk është e lidhur momentalisht me askënd. Mirëpo, thashethemet për të dhe këngëtarin Butrint Imerin vazhdojnë ende.

<
>
auto_-640-0-5d84b01a46c071568985377 auto_-640-0-5d84b01894eb11568985377


Etiketa:

Pas