Këngëtarja nga Kosova Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit ‘Kida’, ka korrur një sukses të madh nëpërmjet bashkëpunimit me labelin ‘On Records’.
Pas marrjen në menaxhim nga Zzap&Chriss, Kida është bërë shumë e famshme dhe e pëlqyer nga të gjithë me këngët e saj hit njëra pas tjetrës.
Është shfaqur për herë të tparë nën logon e ‘On Records’ me bashkëpunimin super të suksesshëm me reperin MC Kresha, duke e bërë këngën ‘Rikthejmë na’ një ndër hitet më të mëdha të asaj kohe.
Por tashmë ajo ka njoftuar për të gjithë dashamirësit e saj se ka përfunduar kontrata e saj me labelin ‘On Records’ dhe se nuk do të vazhdojnë më sërish bashkëpunimin./Gazeta Mapo/