Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus raportin e nxjerrë nga Këshilli i Europës.
Raporti i fundit i “Moneyval” ka vërejtur se nuk është bërë asnjë përmirësim në drejtim të pastrimit të parave në Shqipëri.
Asetet virtuale dhe kazinotë, vazhdojnë të mbeten vende me risk të lartë për zhvillimin e këtij aktiviteti.
Moneyval, është komiteti i përhershëm i Ekspertëve në Këshillin e Europës, që monitoron paligjshmërinë në fushën e financave.