Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me drejtorin e ri të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se BERZH ka investuar në Shqipëri një shumë totale prej 1.5 miliardë euro, ndërsa shton se Amerika i mbështet përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes dhe konkurrencës në vend.
Ambasadorja lë të kuptohet se në Shqipëri, është i domosdoshëm ndryshimi në formën e të qeverisurit.
“Diskutim i mirë sot me M.Colangeli, drejtori i ri për Ballkanin Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim.
Në Shqipëri, BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë € në projekte aktuale.
SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes, konkurencës në Shqipëri, fuqizimin e zgjerimit të energjisë, nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor”, – shkruan Kim.
Postimi i Yuri Kim në Twitter:
(2/2) 🇺🇸 strongly supports efforts to improve governance & business competitiveness in 🇦🇱; strengthen energy diversification; and foster WB regional integration.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 13, 2021