Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.
Duke folur në një takim me drejtues të lartë, Kim Jong-un tha se situata e ushqimit tani po tensionohet.
Ai tha se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilët shkaktuan shumë përmbytje.
Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje dhe raportohet se një kilogram banane kushton 45 dollarë (32 £).
Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë.
Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant. Koreja e Veriut gjithashtu po lufton nën sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.
Kreu autoritar i shtetit njëpartiak foli për situatën e ushqimit në komitetin qendror të Partisë së Punëtorëve, gjë e cila sipas tij, filloi këtë javë në kryeqytetin Pyongyang.
Gjatë takimit, Kim Jong-un tha se “prodhimi kombëtar industrial ishte rritur me një të katërtën në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.
Në Prill, Kim Jong-un bëri një pranim të rrallë të vështirësive të pashmangshme, duke u bërë thirrje zyrtarëve të përgatiten për situata më të vështira në mënyrë që të lehtësojnë njerëzit nga vështirësitë.