Aktualitet

Kim Jong-Un vesh sandale për të ecur në tapetin e kuq














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:18 - 11/10/21 |
mapo.al

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un tërhoqi vëmendjen gjatë një fjalimi që shënoi themelimin e partisë qeverisëse të Koresë së Veriut të dielën.






Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë fjalim të tij, por për zgjedhjen e këpucëve, shkruajnë mediat e huaja.


Siç vënë në pah mediat, Kim doli mbi tapetin e kuq të një salle, i veshur me sandale të zeza me shkëlqim mbi çorape të zeza. Colin Zwirko, korrespondent i lartë analitik për NK News me qendër në Seul, vuri re sandalet, por tha se ishte e paqartë pse Kim vendosi të vishte sandalet, apo nëse i kishte veshur më parë.







Cilado qoftë arsyeja, Kim duket se po ndërmerr hapa kohët e fundit për të mbrojtur shëndetin dhe komoditetin e tij, tha ai.




“Ai humbi një peshë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër”, tha Zwirko. “Duket se ai është shumë i kujdesshëm me COVID-19 dhe mund të jetë duke u përballur me çështje të vazhdueshme shëndetësore”.



1


Etiketa:

Pas