Janë folur e janë stërfolur për marrëdhënien e tyre, por tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi se Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndarë. Burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë konfirmuar për “E! News” dhe “Page Six” se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund gjithçkaje mes tyre, por këtë gjë duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.
Thuhet se Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga burri i saj, ndërsa ai thuhet se është ngopur me të gjithë klanin Kardashian.
“Po e mbajnë larg vëmendjes së publikut, por ka përfunduar gjithçka. Kim ka punësuar si avokate Laura Wasser dhe janë në diskutime e sipër. Kim e bëri Kanye të shkonte në Wyoming, kështu që ata mund të jetonin të ndarë dhe të qetë deri sa gjërat të ndahen dhe ata të divorcohen. Për atë ka mbaruar”, kanë thënë burimet.
“Kanë arritur në pikën që nuk rrinë më bashkë prej muajsh si çift. Kanë takuar njëri tjetrin për hir të fëmijëve por kanë jetuar të ndarë. Kim e di që martesa e saj ka mbaruar dhe këtë e di prej muajsh tashmë por nuk po e bën publike derisa të sigurohet që është vendimi i duhur për fëmijët”, kanë thënë burimet pranë Kim Kardashian.
Në korrik Kim foli për herë të parë në lidhje me bipolaritetin e Kanye dhe problemet e tij me shëndetin mendor. Siç duket kjo gjë e ka lodhur shumë dhe fakti që është përpjekur t’i bëjë gjërat të funksionojnë, ndaj ka vendosur që ta mbyllë një herë e mirë këtë kapitull me Kanye West.