Kanye West mund të ketë konkurrencë të fortë nëse kandidon për President: bashkëshorten e tij Kim Kardashian! Në një intervistë për CNN, Kim Kardashian u pyet nëse kishte menduar ndonjëherë të kandiojë për Presidente.
“Oh, nuk besoj se kjo do të jetë ndonjëherë në planet e mia,” shprehet Kardashian. “Trump është President, edhe mund të ndodhë”, e ndërpreu Van Jones. “E di. Arsyeja përse Kanye e suporton kaq shumë është ideja se çdo gjë mund të ndodhë”, u përgjigj Kimi.
Kanye West ka deklaruar disa herë pëlqimin e tij për të kandiduar si President, madje është takuar disa herë me Presidentin Donald Trump pas zgjedhjes së tij në vitin 2016.