Kim Kardashian po përballet me revoltën e ndjekësve, për look-un e fundit të vajzës së saj 6-vjeçare.
Kim ka publikuar së fundmi në “Instagram një foto të këndshme me të, por vëmendja është tërhequr pikërisht nga një palë vathë të mëdha të North-it. Shumë komentues kanë nisur ta quajnë Kim-in “nënë të keqe”.
“North nuk duhet të vendosë vathë kaq të mëdhenj në moshën 6-vjeçare”-ka shkruar njëri prej tyre. “Kim po e vesh vajzën sipas moshës së saj. Kjo nuk është fare në rregull, seriozisht”-ka shkruar një tjetër.
E megjithatë, ka patur edhe nga ata ndjekës që mendojnë se është e drejta e Kim-it që të veshë Northin në mënyrën që dëshiron, pasi në fund të fundit është vajza e saj.