fbpx

ShowBizz

Kim Kardashian publikon foto të rralla nga martesa e saj me Kanye-n





               Publikuar në : 13:49 - 24/05/19 |
mapo.al

Kim Kardashian dhe Kanye West e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë plot pesë vite më parë në Itali. Me një ceremoni të organizuar në mënyrën më perfekte të mundshme, çifti i njohur i thanë “po” njëri-tjetrit. Mirëpo, jo gjithçka është treguar për mediat dhe publikun anembanë botës.


Kim ka publikuar pak orë më parë disa foto të shkrepura gjatë ditës së dasmës madhështore. Në disa prej tyre shihet Kanye duke u veshur si dhëndër, i cili ndihmohet nga Kourtney Kardashian dhe ish-partneri i saj Scott Disick. Ndërsa në një tjetër shihet fustani i mrekullueshëm që Kim veshi kur u bë nuse për të dytën herë. I dizenjuar nga Riccardo Tisci, fustani vijon të mahnisë çdo kënd që e rishikon…



Sikurse mund të kuptohet fotot e postuara janë tejet të zgjedhura, duke dëshmuar kësisoj për të disatën herë natyrën perfeksioniste të Kimit.


<
>
5-5 4-8 6-4 7-5 8-4 9-3 10-2 1-60 2-22 3-7


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas