ShowBiz

Kim Kardashian tregon anën e saj humane…me një ish të burgosur




               Publikuar në : 14:34 - 15/03/19 |
mapo.al

Kim Kardashian tërheq gjithnjë vëmendjen mediatike me paraqitjen e saj ekstravagante, mirëpo kësaj radhe duket se ka vendosur të tregojë një tjetër anë të sajën. Kim Kardashian ka vendosur t’i paguajë qeranë e shtëpisë për pesë vite një ish të burgosuri, Matthew Charles.


Ky i fundit, i cili ka përfituar lirinë për sjellje të mirë, e kishte të pamundur të gjente një shtëpi dhe të siguronte punë. Mirëpo, Kim ka zgjedhur ta ndihmojë atë, duke treguar kështu se pavarësisht gjithçkaje është një person i ndjeshëm dhe humanist.

Vitin e kaluar historia e Matthew Charles pushtoi mediat e huaja. Ai u lirua në vitin 2016, pasi kishte kryer 21 vite burg nga 35 që i ishin përcaktuar si dënim nën akuzën e shpërndarjes së kokainës. Por për shkak se ai ishte epiketuar si një shkelës ligji, u vendos që të rikthehej sërish në burg. Kim e trajtoi gjerësisht si rast nëpër rrjete sociale dhe madje ia prezantoi edhe presidentit amerikan Donald Trump, përgjatë një takimi që pati me të. Fill pas bashkëbisedimit, Matthew Charles rifitoi lirinë e tij.

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas