Kim Mehmeti: Ja pasuria më e madhe që po u konfiskohet shqiptarëve

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Kukësit për Veton Surroin.

“Ky është turp për Kukësin. Nuk e dëmton kolegun tim, Veton Surroi pasi çdo qytet do ndjehej i nderuar po ta kishte qytetar nderi. Nuk e di pse Tirana nuk turpërohet kur ia dha çëlësin një antishqiptari si Bregoviçi. Është për nder Kukësin që Veton Surroi të jetë qytetar nderi i tyre,” tha ai.



Më pas ai komentoi edhe vendimin për sekuestrimin e pasurive shqiptare në botë, pasi qeveria e Edi Ramës po refuzon të paguajë gjobën e arbitrazhit për biznesmenin italian, Françesko Beketi.

“Kjo tregon se Shqipëria është bërë shtet ku qeveria nuk është në shërbim të shtetit, por i tërë shteti është në shërbim të qeverisë apo të një grupi që e sundon atë vend. Shteti duhet të jetë i gatshëm që të paguajë edhe çmenduritë e qeveritarëve, por këta nuk duhet të kenë asnjë obligim që të jenë të përgjegjshëm.

Shqiptarët po ia lënë fatin e tyre në duar politikanëve të papërgjegjshëm. Vendi i ngjan një kopshti, të cilin Piktori dhe miqtë e tij e cilësojnë si të tyren.

Shqipërisë po i konfiskohet gjëja më e çmuar, po i konfiskohet rinia, duke e bërë shtetin e dytë në botë për azilkërkues si Siria. Kjo e bën Shqipërinë të krahasueshme me shtete që janë në luftë.

Në Shqipëri nuk kanë asnjë vlerë institucionet shtetërore. Si mund të flasim për një shtet ku nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese,” tha ai.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252