Aktualitet

Yuri Kim monitoron numërimin: Mos shpallni fitoren, presim çfarë thotë populli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 26/04/21 |
mapo.al

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim monitoron procesin e numërimit të votave në muzen Kombëtar te KZAZ nr.39 e Tiranës.





Kim ishte e shoqëruar nga dy përfaqësuasit e 2 vendeve tjë tjera Europiane atë të Spanjës dhe të Suedisë.


Deklarata:





Jam këtu me dy kolegët tanë ambasadorë, kjo tregon interesin e fortë dhe të vazhdueshëm. Donim të vinim vetë që të shikonim situatën në këtë qëndër të rëndësishshme të votave.



Jemi këtu që t`ju mbështesim në këtë punë të rëndëisishme me koleget e mij të SHBA dhe të spanjës.


Për të shtuar që po e ndjekim këtë nga shumë afër dhe të sigurohemi që demokracia të fitojë. Jam shumë mirënjohëse për koleget e mia.

Kim: Folëm për disa mospajtime që ndodhin dhe në SHBA. E rëndësishme është që të ketë një proces racional. Më lejoni të nënvizoj që e gjithë bota po e shikon Shqipërinë. Është shumë e mirë që shikohen numëruesit të punonjnë fort. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet po e bëjnë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve është që të mbeten të qetë dhe të presin rezultatin. E di që me entuziasmin e castit disa kanë shpallur fitoren mirëpo të presim dhe të shohim se cfarë thotë populli.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas