Aktualitet

Kim sqaron sërish deklaratat e fuqishme: Të rinjtë do e ndihmojnë Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:00 - 15/04/21 |
mapo.al

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka sqaruar për të disatën herë deklaratat e saj të fuqishme në lidhje me zgjedhjet më 25 prill, kësaj radhe nga qyteti i Fierit.






Në një prononcim për mediat, Kim tha se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë kandidat apo parti të caktuar.


“E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar për të shprehur vullnetin përmes votës së tyre dhe paralajmërojmë këdo që dëshiron të mohojë këtë të drejtë duke blerë votën ose duke shitur votën. Është shumë e rëndësishme që votuesit të mbajnë mend se kanë fuqinë por edhe përgjegjësinë. Në një demokraci, shoqëria civile ka rol jetik”, – u shpreh Kim.





Ambasadorja ndau gjithashtu ndjesitë nga një takim me të rinjtë e Fierit, ndërsa shprehu përshtypjet pozitive rreth informimit të tyre për procesin e votimit. “Shpresoj që të rinj të tillë do ta ndihmojnë Shqipërinë”,- theksoi ajo.



Deklarata e Yuri Kim që nxiti diskutime:


Lutfi Dervishi: Ajo që përmendët është që kemi persona që qartësisht nuk e nderojnë emrin e Shqipërisë duke qenë në parlament dhe nëse flasim për një trekëndësh – kemi institucione apo prokurorë të ndrojtur, udhëheqës politikë që nuk kanë kurajë dhe duket se shpresa juaj e fundit më e mirë janë votuesit shqiptarë?

Ambasadorja Kim: Votuesit shqitparë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas