Kim Kardashian është sulmuar së fundmi nga aktivistët veganë në Australi, pasi publikoi në rrjete sociale një fotografi ku dukej në krah të një elefanti në Bali. Anëtarët e grupit “Vegan Australia”, të cilët predikojnë mbrojtjen e kafshëve dhe ushqyerjen vetëm me bimë, reaguan mjaft ashpër ndaj fotos, ku 38-vjeçarja dukej duke i rënë lehtë një elefanti që kishte një litar rreth qafës.
“Ky elefant duket kaq i trishtuar”-ka shkruar njëri. “Kjo familje është kaq e shëmtuar dhe nuk po flas për pamjen e tyre të jashtme”-ka komentuar një tjetër anëtar. “E tmerrshme! Të kesh kaq shumë pushtet për të bërë kaq shumë gjera për kafshët dhe të mos bësh asgjë për to. Po më përzihet”– është shprehur një i tretë.
Fotografia në fjalë është realizuar vitin e kaluar, teksa Kim gjendej me pushime familjare në Indonezi. Konkretisht, ylli i shfaqjes “Keeping up with the Kardashians” vizitoi asokohe me bashkëshorti ne saj Kanye West një rezervat elefantësh të shpëtuar.