Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Kimistja” – Shiste heroinë në lokalet e bllokut, arrestohet 24-vjeçarja

by mapo.al
09/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Një 24-vjeçare ishte “burimi” ku furnizoheshin me drogë klientë të lokaleve të ndryshme në kryeqytet, në disa zona të Tiranës që ajo ‘i mbulonte’, duke ushtruar veprimtarinë kriminale.

Policia e kryeqytetit e ka vënë në pranga të renë për të cilën jep vetëm inicialet D.Z, në një operacion të koduar “Kimistja 2”. Mësohet se emri i të arrestuarës është Dea Zejno.

Sipas njoftimit zyrtar, ajo ishte poseduesja, njëkohësisht dhe shpërndarësja e lëndës narkotike. Blutë e Tiranës kishin marrë informacione se kjo shtetase shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut.

Mësohet se droga shitej kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 24-vjeçares iu sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular.

Gjithashtu, kësaj shtetaseje i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kimistja 2”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave sintetike.

Sekuestrohen doza me heroinë, ekstazi, metadon dhe lëndë narkotike në formë të lëngët.

Në pranga poseduesja, njëkohësisht dhe shpërndarësja e lëndës narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë zhvilloi dhe finalizoi me sukses operacionin e koduar “Kimistja 2”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases:

– D. Z., 24 vjeçe, banuese në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dispononin informacion se kjo shtetase iu shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, personave të ndryshëm, kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular.

Gjithashtu, kësaj shtetaseje i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Tags: arrestohetDea Zejnoheroinëtirane

JU SUGJEROJME

Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person
Kronika

Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person

18/05/2022
Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
Aktualitet

Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!

18/05/2022
Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

18/05/2022
Oficeri i policisë që humbi familjen në një goditje
Bota

Oficeri i policisë që humbi familjen në një goditje

18/05/2022
Next Post
Epidemiologu: Koronavirusi do të rikthehet, masat që duhen marrë

Studimi i ri, mjeku: Kush ka kaluar koronavirusin, ka imunitet për disa vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person
  • Rruga e mundimshme, por e pashmangshme nga do të kalojë Shqipëria
  • Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
  • Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda
  • Oficeri i policisë që humbi familjen në një goditje



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In