Aktualitet

Kina: Gati medikamenti kundër Covid-19, nuk do kemi nevojë për vaksinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 20/05/20 |
mapo.al

Kina po punon mbi një medikament për të cilin thotë se mund të ndalë pandeminë e koronavirusit. Testimet po kryhen në universitetin e Pekinit, dhe sipas shkencëtarëve medikamenti në fjalë shkurton kohën e rimëkëmbjes të personave infektuar, por krijon dhe imunitet për një periudhë afatshkurtër.


Drejtori i qendrës së kërkimeve të avancuara për gjenet, profesor Sunney Xie, tha se medikamenti është testuar me sukses te kafshët.


“Ekipi im po punon natë ditë, në injektuam antitrupat neutralizues te minjtë e infektuar dhe pamë se brenda 5 ditësh  pati një ulje të konsiderueshme të ngarkesës virale. Ne do të mundemi të ndalim pandeminë me këtë medikament të fuqishëm pa pasur nevojë për një vaksinë” tha profesor Xie. Medikamenti përdor antitrupa neutralizues, të prodhuar nga sistemi imunitar i njeriut dhe që parandalojnë infektimin e qelizave nga virusi, që ekipi kërkimor i drejtuar nga profesor Xie, i ka izoluar nga gjaku i 60 personave të shëruar nga koronavirus.


Professor Xie tha se medikamenti do të jetë gati për përdorim këtë vit, në kohë nëse në dimër bota do të përballet me një tjetër valë të koronavirusit, i cili deri më tani ka infektuar 4.8 milionë njerëz dhe ka shkaktuar më tepër se 315,000 viktima në mbarë botën.


Kina aktualisht po punon mbi 5 vaksina potenciale ndaj virusit, të cilat aktualisht janë në fazë testimi te njerëzit, bëri me dije një zyrtar i Shëndetësisë javën e shkuar. A2


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas