Kryesore

Kina i kundërpërgjigjet Amerikës, vendos tarifa mbi artikujt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:44 - 02/04/18 |
mapo.al

Kina ka vendosur tarifën 25% mbi 128 artikuj që importohen nga Amerika, përfshirë mishin e derrit dhe verën, shkruan BBC.





Këto masa u ndërmorën pasi presidenti amerikan Trump rriti detyrimet për çelikun dhe aluminin e importuar nga jashtë, në mars.


Pekini zyrtar tha se kjo lëvizje u bë për të ruajtur interesat dhe balancat e Kinës nga humbjet e shkaktuara prej tarifave të reja të vendosura nga Amerika.




Kina ka thënë më parë se nuk do një “luftë tregtare”, por nuk do rrijë indiferente nëse cenohet ekonomia e saj.


Trump, gjithsesi, insistoi se “lufta tregtare është diçka e mirë” dhe se do të ishte e lehtë për Amerikën ta fitonte “një luftë” të tillë.


Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur planet për tarifat e ardhshme për dhjetra miliardë dollarë të importeve kineze.

Ata thonë se kjo është në përgjigje të praktikave të padrejta të tregtisë në Kinë që prekin kompanitë amerikane, por kjo ngre mundësinë për të marrë akoma më shumë veprime në atë që është bërë një “betejë e tregtisë së lirë”.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas