Kina ka dërguar plot 56 avionë luftarakë drejt Tajvanit, duke regjistruar kështu ditën e tretë të kërcënimeve sistematike ndaj vendit ishullor.
Fillimisht në hapësirën ajrore pranë Tajvanit janë dërguar 52 avionë, përfshirë 34 avionë luftarakë J – 16 dhe 12 të tjerë H-6.
Po ashtu, më vonë u dërguan 4 J -16 të tjerë. Nga krahu tjetër, vlen të përmendet se SHBA ka dënuar aktivitetin “provokues” të Kinës dhe disa herë ka bërë thirrje për uljen e tensioneve.
“Ne jemi shumë të shqetësuar që Kina do të nisë një luftë kundër Tajvanit në një moment, edhe pse kërcënimi mund të mos jetë i pashmangshëm në këtë pikë,” tha Ministri i Jashtëm tajvanez Joseph Ëu në një intervistë.
Këshilli i Çështjeve të Kontinentit (MAC), organi më i lartë politikbërës i Tajvanit në Kinë, akuzoi Pekinin se “dëmtoi seriozisht status quo-në e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit”, ndërsa nga krahu tjetër, zyrtarët kinezë nuk kanë dhënë asnjë reagim në lidhje me këtë ndodhi.