Aktualitet

Kina kthen fluturimet çarter me 8 shtete, përjashton SHBA-në





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:57 - 28/05/20 |
mapo.al

Krahasuar me kontinentet e tjera, situata paraqitet mjaft e qetë në Azi. Duke marrë shkas nga kjo dhe shtimi i nivelit të sigurisë në pikat hyrëse në vend, Kina do të zhbllokojë fluturimet çarter me 8 vende të ndryshme të botës.


Raportimi vjen nga media “Global Times”, që citon një dokument të Aviacionit Civil të Kinës. Në udhëzimin e agjencisë që rregullon transportin ajror nuk përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm Japonia, Korea e Jugut, Singapori, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra.


Vendimi i Pekinit për të ndëshkuar në një lloj mënyre Uashingtonin, vjen pas përplasjes së ashpër lidhur me origjinën e Covid-19.




Etiketa: ,

Pas