Aktualitet

Kina në alarm/ Krahët pulës të importuara nga Brazili rezultojnë me Covid-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 13/08/20 |
mapo.al

Sipas autoriteteve në Shenzhen, një qytet jugor kinez, disa krahë pule të ngrira të importuara nga Brazili kanë qenë të infektuar me koronavirus.


Pas testimit rutinë të ushqimeve të importuara që kryhet nga autoritetet shëndetësore kineze, krahët e pulave rezultuan pozitive ndaj testit të Covid-19.


Autoritetet lokale bënë të ditur se edhe personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e importuar janë testuar, por kanë rezultuar negativë.


Gjithashtu një ditë më parë, mediat kineze raportuan se koronavirusi ishte gjetur edhe në paketimin e karkalecave të ngrirë të importuar nga Ekuadori.


Tani Kina është e alarmuar për faktin se importet nga jashtë mund të sjellin shpërthime të reja në vend.


Etiketa:

Pas