Aktualitet

Kina: Në Kazakistan është përhapur 1 pneumoni e panjohur, më e rrezikshme se koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 10/07/20 |
mapo.al

Autoritetet në Kazakistan kanë mohuar një raport të publikuar nga zyrtarët kinezë në lidhje me një “epidemi të re.”


Të enjten, Ambasada Kineze në Kazakistan paralajmëroi qytetarët që jetonin në vendin e Azisë Qendrore se një “pneumoni e panjohur”, më vdekjeprurëse se koronavirusi është përhapur në vend dhe u ka marrë jetën më shumë se 1,700 personave, raporton CNN.


“Departamenti i Shëndetësisë në Kazakistan dhe agjenci të tjera po kryejnë hetime krahasuese dhe nuk kanë e përcaktuar natyrën e virusit të pneumonisë,” thuhet në deklaratë.


Rastet e reja të pneumonisë së janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga mesi i qershorit në të gjithë vendin, njoftonte më tej ambasada, duke shtuar se në disa vende, autoritetet po raportojnë qindra të tilla në ditë.


Nga ana tjetër, me anë të një deklarate të lëshuar të premten, ministria e shëndetësisë Kazakistan pranoi praninë e “pneumonive virale me etiologj të paspecifikuar”, por mohoi që epidemia të ishte i re apo e panjohur.

“Në përgjigje të këtyre raporteve, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kazakistanit deklaron zyrtarisht se këto informacione nuk korrespondojnë me realitetin”, thuhet në deklaratë.

Sipas ambasadës kineze, rritja e rasteve ishte e përqendruar në rajonet Atyrau, Aktobe dhe Shymkent, të cilat së bashku kanë pothuajse 500 raste të reja dhe më shumë se 30 pacientë me sëmundje kritike.

Sëmundja vrau 1.772 njerëz këtë vit, disa prej të cilëve ishin shtetas kinezë, sipas ambasadës. Një total prej 628 prej këtyre vdekjeve ndodhën vetëm në qershor. “Kjo sëmundje është shumë më vdekjeprurëse sesa Covid-19”, thuhet në deklaratë.

Kjo sëmundje u mori jetën të paktën 1,772 personave këtë vit, disa prej të cilëve ishin qytetarë të Kinës, deklaronte më tej ambasada. Po ashtu në deklaratë thuhej se “kjo sëmundje është më vdekjeprurëse se Covid-19.”


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas