Aktualitet

Kina njësoj si Shqipëria, regjistron vetëm 8 raste të reja me Koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:55 - 13/03/20 |
mapo.al

Pandemia e koronavirusit është kthyer në një rrezik serioz për sumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, një lajm i mirë vjen nga vendi i origjinës së virusit.


Kina ka njoftuar sot vetëm 8 raste të reja të regjistruara me infeksion dhe 7 vdekje, për një total prej 3176 viktimash. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë gjithashtu raportoi se 6 vdekje i përkasin provincës së Hubei, epiqendra e virusit dhe një në atë të Shandong.


Numri i rasteve të reja në Kinë, ishte njësoj sa në Shqipëri, 8.


Numri i të shëruarve sot ishte 1.318 pacientë për një total prej 64,111, e barabartë me gati 80% të totalit të të sëmurëve. Kina shpreson që brenda muajit të izolojë totalisht COVID-19.



Etiketa: , , ,

Pas