Aktualitet

Kina raporton vetëm 1 rast të ri me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:29 - 05/05/20 |
mapo.al

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) konfirmoi vetëm 1 rast me Covid-19 në Shangai, dhe 15 raste të reja asimptomatike, sipas një deklarate lëshuar ditën e sotme.


Asnjë viktimë dhe asnjë rast i ri i dyshuar nuk u regjistrua të hënën, sipas NHC.


Rasti Shanghai u klasifikua si i importuar, ndërsa 15 infeksionet e reja asimptomatike ishin raste lokale.


Në total, Kina zyrtarisht ka raportuar 82.881 raste të konfirmuara dhe janë shëruar 77,853 pacientë.


Numri i viktimave nga Covid-19 është 4,633.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas