Një aeroplan i China Eastern Airlines, me 133 persona në bord, është rrëzuar në provincën Guangxi, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Nuk dihet ende numri i viktimave.
Rrëzimi i avionit Boeing 737, në një rajon malor, solli përhapjen e zjarrit në pyll.
Fluturimi MU5735 ishte planifikuar të nisej nga Kunming në orën 13:15 me orën lokale (05:15 GMT) dhe ishte rrugës për në Guangzhou.
Ekipet e shpëtimit janë vendosur në zonë, raportoi CCTV.