Një shpërthim ka ndodhur përpara ambasadës amerikanë në Pekin.
Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthimi ka ndodhur para zyrave të ambasadës.
Nuk dihen ende shkaku i ngjarjes së rëndë.
Informacionet janë ende të paqarta, por raportohet se ka qenë një burrë me një bombë artizanale që e ka shkaktuar shpërthimin.
Pamjet e tymit në vendngjarje janë postuar nga kalimtarët dëshmitarë okularë.
Ka raportime për të lënduar, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.