Është inaguruar për herë të parë kinemaja për filma porno në Amsterdam të Hollandës. Kinemaja “5D PORN” gjendet në qendër të qytetit në De Dallen dhe çmimi i një bilete është 12.50 euro. Ajo u ofron të interesuarve një eksperiencë të veçantë; ata mund të shohin filma porno në 3D dhe ndërkohë sediljet e tyre janë të lëvizshme, në mënyrë që të ndihen pjesëmarrës në film.
Kinemaja u inagurua në fillim të javës dhe deri më tani kërkesat kanë qenë të shumta. Pronari i “5D PORN” është shprehur se nëse kërkesat do të vijojnë të jenë të njëjta, do të hapet edhe një sallë tjetër e këtij lloji.
/MAPO.AL/