Monday, June 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Kings Tirana” një shkollë angleze në Shqipëri, për herë të parë një grup britanik edukimi vjen në Tiranë

by mapo.al
30/05/2018
in Aktualitet
0

Për herë të parë në Shqipëri është hapur një shkollë angleze në partneritet me një grup ndërkombëtar të edukimit. Dje u bë ceremonia zyrtare e çeljes së “Kings Tirana” ku morën pjesë SH.T. Sean Melbourne, zv.Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Andrew Hutchinson, Drejtor i Kings Education, Michael Parris Drejtor i Zhvillimit i Kings Education, si edhe shumë prindër të interesuar për një edukim cilësor për fëmijët e tyre.

Kings Tirana ofron një mjedis që mbështet fëmijët në zhvillimin e tyre që nga arsimi fillor, 9-vjeçar dhe të mesëm, duke zgjuar imagjinatën e tyre dhe duke i frymëzuar që të fitojnë një dashuri të vërtetë për dijen.

Si një shkollë në partneritet ndërkombëtar me Kings Education, Kings Tirana u ofron nxënësve te saj mundësinë për të përfituar nga praktikat më të mira të arsimimit në botë.

Kurrikula
Kings Tirana ndjek kurrikulën kombëtare britanike të arsimit fillor, 9-vjeçar dhe të mesëm me një fokus të fortë në zhvillimin personal të nxënësve. Fëmijët angazhohen në aktivitete individuale si dhe në grup, për të zhvilluar komunikimin, bashkëpunimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Kurrikula britanike, ndryshe nga ajo shqipëtare, ne arsimin e mesëm e fokuson mësimdhënien vetem në tre lëndë, aty ku nxënësi shfaq prirjet dhe talentin e tij. Në përfundim të këtyre lëndëve, nxënësit pajisen me diplomën A-level ose Foundation (matura shtetërore britanike). Kurrikula kombinohet me programet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Historisë së Kombit Shqiptar dhe Gjeografisë së Rajoneve Shqiptare, duke i dhënë nxënësve tanë një mundësi për të shkëlqyer në Provimet e Lirimit dhe në Maturën Shtetërore.

Shkolla
Shkolla jonë është e vendosur në një zonë prestigjioze rezidenciale në Lundër, pranë TEG, lehtësisht e aksesueshme nga e gjithë Tirana.

Ndërtesa e shkollës tonë, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, mund të akomodojë nxënësit në grupe të vogla në mënyrë shumë komode. Ne ofrojmë klasa moderne, me hapësira të bollshme, laboratore shkencore të pajisura plotësisht, një mensë për nxënësit dhe stafin, si edhe ambiente të brendshme dhe të jashtme për aktivitete sportive dhe argëtim.Bursat
Kings Tirana është e angazhuar për të dhënë një numër bursash për çdo vit. Këto bursa ofrohen për të inkurajuar nxënësit me arritje të shkëlqyera për të përfituar nga eksperienca tek Kings dhe për të bërë një ndryshim dhe kontribut pozitiv në shkollën tonë dhe në komunitetin akademik.

Bursat jepen sipas meritës, për studentët që janë premtues dhe tregojnë nivele të jashtëzakonshme të ekspertizës dhe talentit.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për pranim në Kings Tirana janë të ftuar të aplikojnë për një Bursë Akademike. Kandidatëve u kërkohet të japin provimin pranues.

Data e parë e provimit të pranimit është 16 Qershor, 2018.

Tags: ceremoniedukimgrup nderkombetarKings Tiranakurrikulapartneritetshkolla

JU SUGJEROJME

Berisha: Ja dy vendimet e para kur të vijmë në pushtet
Aktualitet

Berisha: Ja dy vendimet e para kur të vijmë në pushtet

20/06/2022
Zgjedhja e presidentit të ri vë në lëvizje Alibeajn
Aktualitet

Investimet strategjike/ PS hedh poshtë kërkesën e PD, Alibeaj: Skemë korruptive

20/06/2022
Meta publikon përgjigjet e 72 pyetjeve të Kushtetueses: Janë përsëritje e njëra-tjetrës
Aktualitet

Meta kthen në Kuvend marrëveshjen për administrimin e Butrintit

20/06/2022
Ky është qyteti më i mirë në botë
Bota

Ky është qyteti më i mirë në botë

20/06/2022
Next Post
Vodhi xhiron ditore në një dyqan në Librazhd, arrestohet 19-vjeçari

Vodhi xhiron ditore në një dyqan në Librazhd, arrestohet 19-vjeçari

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Berisha: Ja dy vendimet e para kur të vijmë në pushtet
  • Investimet strategjike/ PS hedh poshtë kërkesën e PD, Alibeaj: Skemë korruptive
  • Meta kthen në Kuvend marrëveshjen për administrimin e Butrintit
  • Ky është qyteti më i mirë në botë
  • Mbledhja e qeverive/ Kurti: Të gjitha marrëveshjet janë vënë në zbatim, përveç njërës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In