fbpx

Kronika

Kinostudio/ Hidhet nga kati i pestë, gjen vdekjen e menjëhershme





               Publikuar në : 16:38 - 15/07/19 |
mapo.alm

Një shtetas me inicialet I.ZH., 40 vjeç është hedhur sot nga kati i pestë i një pallati. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios. Personi i cili është hedhur nga ballkoni i pallatit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke bërë kështu të pamundur dhënien e ndihmës së shpejtë. Mendohet që viktima ka qënë në depresion. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhen e plotë të shkaqeve.


Njoftimi i Policisë



Tiranë/Informacion Paraprak


Rreth orës 16:15 në rrugën “Kareman Ylli”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasi I. ZH., 40 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas