Njësia administrative në Synej të Kavajës ka mbyllur votimin duke dorëzuar më pas kutitë e votimit.
I irrituar, kreu i KZAZ nr 2160 në Synej tha se morëm vendim si komision, pasi në fshat nuk ka më votues.
“Kemi 5 orë që po rrimë aty, por nuk ka votues, morëm vendim e mbyllëm 15 minuta para. E morëm vendimin si komision. 57 votues kanë votuar, nga 405 që ka fshati. Janë të gjithë në Itali… 100 shtëpi ka fshati. Nuk ka asnjë person për të votuar. Për çfarë do të rrimë kot aty”, tha ai në një prononcim për mediat.
Sakaq, orari zyrtar për të mbyllur qendrat e votimit është ora 19:00.