Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë u vunë në pranga nga policia në Lezhë, pasi tentuan që të ndihmonin 7 emigrantë të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin.
Burime zyrtare sqarojnë se Gjoka dhe Ndoci, u kapë gjatë kohës që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, “tentuan t’u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 7 shtetasve të vendeve të treta”.