Kryesore

Kishin shkuar me pushime në Pogradec, Vlorë e Sarandë, infektohen me koronavirus 3 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 14/07/20 |
mapo.al

Rastet e reja me koronavirus janë edhe persona që kanë shkuar për pushime në Pogradec, Vlorë apo Sarandë.


Një ditë më parë u raportua se një mjek nga Fieri ishte infektuar me koronavirus. Mësohet se ai kishte qenë me pushime në Vlorë, ku edhe është infektuar.


Ndërkohë një rast i regjistruar në Pogradec, i përket një vajze që ka ardhur nga Shkodra në këtë qytet. Ajo kishte shkuar për pushime, por u infektua me Covid-19.


Kurse një person nga Orikumi i Vlorës rezulton pozitiv me COVID-19 pasi vizitoi të shtunën qytetin e Sarandës.


Ai shkoi në fundjavë për të pushuar me bashkëshorten e tij në Sarandë dhe u vizitua po aty pasi nuk ndihej mirë.

Atij iu mor tamponi, i cili u dërgua në Tiranë dhe përfundimisht rezultoi pozitiv me COVID-19. Por në fakt pas tamponimit, personi në fjalë u largua për në Orikum ku dhe po trajtohet aktualisht.

 

LEXO EDHE:

2 të vdekur dhe 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas