Një prej temave më të nxehta të debatit, është se Edi Rama e ka mohuar që në fillim, që policia të ketë qënë e armatosur në aksionin e të Dielës, për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Edhe sonte në Real-Story, kryeministri, me gjithë insistimin e gazetarëve, Rakipllari, Lela dhe Gjekmarkaj, e mohoi të ketë patur policia armë.
Por, gazetarët i thanë se ka një video, në fakt e shpërndarë nga Partia Demokratike, që tregon policinë me armë automatike. Dhe video, u transmetua nga regjia, përpara Ramës.
Edhe pas pamjeve që dolën në ekran, Rama tha, ku janë armët?
LEXO EDHE:
PD publikon pamjet brenda Teatrit: Policia e armatosur rëndë (VIDEO)