Një turiste ceke rezulton e humbur që prej mbasdites së sotme në pyllin e Llogarasë në Vlorë.
Turistja ishte duke bërë shëtitje në pyll, por nuk është kthyer duke alarmuar shokët e grupit që kanë njoftuar policinë.
Dyshohet se turistja ceke ka humbur rrugën në pyllin e Llogorasë. Policia dhe forcat zjarrfikëse vijojnë kërkimet për gjetjen e saj. /Balkanweb.com/